Ish kampioni i botës në boks për kategorinë e rëndë ishte dje në Meke, duke konfirmuar që është duke e kryer Umren ( vizitën e vendeve të shenjta Islame)
Tajson tregonte në rrjetin social Twitter duke thënë: “Tani sa e lash Qytetin e Shenjtë të Mekës dhe ndihem shumë i lumtur që e kreva Umren.”
Ai shtoi: “InshAllah (me vullnetin e Zotit), Allahu do të vazhdojë të më udhëzoj për në rrugën e drejtë.
Sipas gazetës saudite “Lajmet Arabe” sportisti arriti në Medine të premten ku fali namazin në Xhaminë e Profetit.
Asociacioni për Thirrje në Islam i Kanadasë e organizoi këtë udhëtim për Tajsonin, si pjesë e vizitave që ata i organizojnë për muslimanët e famshëm.
Legjenda e boksit pritët që të qëndrojë në Arabi deri në fundjavë ku do të viziton qytetet e Xhiddes, Riadit dhe Abhas.
Tajson, hyri në Islam gjatë viteve të 90-ta kur po vuante dënimin trevjeçar për përdhunim. Emri i tij musliman është Malik Abdul Aziz.
About the Author
0 comments: