3 LAJMET KRYESORE
  • Në Shkup do të ndalohet thirrja e Ezanit nga minaret?
  • Erdogan: Kosova e vogel te flas per ISLAMIN !
  • Featured 3
  • Latest Posts

    Tuesday, October 1, 2013

    Domethënia e tyre; At-Tetavu ose navafil ose namazet vullnetare janë bërë të ligjshme në Islam për të plotësuar ndonjë mangësi të lënë gjatë kryerjes së namazeve të detyruara. Në namaz ka virtyte që nuk gjenden në asnjë formë tjetër adhurimi. 
    Ebu Hurejra transmeton se Prfeti (a.s) ka thënë: “Gjëja e pare për të cilën njerëzit do të merren në llogari nga veprat e tyre në Ditën e Gjykimit është namazi. Zoti ynë do t`u thotë engjëjve, megjithëse Ai e di fare mire: “Vështoni në namazin e robit tim dhe shihni nëse ai e ka kryer atë me përpikmëri apo e ka lënë pas dore”. Nëse ai e ka kryer atë me përpikmëri, do t`i shënohet në veprat e tij të mira, por nëse robi ka falur ndonjë namaz vullnetar”.Atëherë nëse ai do të ketë kryer ndonjë namaz të tillë, Allahu do të thotë: “Plotësojeni mangësitë e namazeve të detyruara të robit tim me namazet e tij vullnetare”.Dhe në këtë mënyrë do të gjykohen të gjitha veprat e tij”.[Hadith Sahih; Sahih Ebu Daud 413] 
    Ebu Umame tregon se Profeti (a.s) ka thënë: “Allahu nuk kënaqet me ndonjë gjë të robit të tij aq sa kënaqet me dy rekate që ai i fal. Mirësia shpërndahet mbi kokën e robit përderisa ai qëndron në namaz”.[Transmeton Ahmedi dhe Tirmidhiu. Es-Sujuti e vlerëson atë si të saktë.] 
    Në “ El Muata” Maliku thotë: Jam njoftuar se Profeti (a.s) ka thënë: “Përpiquni të qëndroni në rrugën e drejtë megjithëse nuk do ta arrini krejtësisht këtë gjë; dhe dijeni se vepra juaj më e mire është namzi dhe vetëm një besimtar i vërtetë e ruan abdesin e tij”.[Hadith Sahih; Transmetimin e lidh Theubani, hadithin e ka regjistruar Ahmedi; Temamul Minneh] 
    Muslimi transmeton nga Rabia ibn Malik El Eslemi se Profeti (a.s) i ka thënë: “Kërko (çdo gjë)!” Rabia tha: “Dëshiroj të shoqëroj në parajsë”.Profeti (a.s) tha: “Apo ndonjë gjë tjetër?:” Rabia tha: “Ajo është e gjitha”. Profeti (a.s) i tha: “Atëherë më ndihmo mua duke bërë shumë përulje (namaze vullnetare për Zotin)”. 

    Falja e namazeve vullnetare në shtëpi 
    Ahmedi dhe Muslimi transmetojnë nga Xhabiri se i Dërguari i Allahut ka thënë: “Nëse ndonjëri nga ju i fal namzet në xhami, atëherë ai duhet të falë një pjesë të namazeve në shtëpinë e tij, pasi Allahu ka bërë që namazet në shtëpinë e tij të jenë mbarësi (për të)”. 
    Ahmnedi transmeton nga Umeri se Pejgambeti (a.s) ka thënë: “Namazi nafile i njeriut në shtëpinë e tij është dritë, kush dëshiron le ta ndriçojë shtëpinë e tij”.[Hadith Daif;Temamul Minneh] 
    Abdullah ibn Umeri tregon se i Dërguari i Allahut ka thënë: “Falini disa nga namzet në shtëpi dhe mos i ktheni shtëpitë tuaja në varre”. 
    Ebu Daudi transmeton nga Zejd ibn Thabiti me transmetim të saktë se i Dërguari i Allahut ka thënë: “Namazi i një personi në shtëpinë e tij është më i vlefshëm se namazi së xhaminë time, përjashtuar namazin farz”.[Hadith Sahih; Sahih Ebu Daud 1044] 
    Këto hadithe dëshmojnë se është më e pëlqyer që namazet vullnetare të fallen në shtëpi, përderisa janë më të mira se ato që fallen në xhami.Neveviu thotë: “Profeti (a.s) i nxiste besimtarët t`i falnin namazet vullnetare në shtëpi pasi ato janë më private dhe kështu mundësia për t`i falur për syfaqësi është më e pakët dhe do të jetë më e pastër dhe larg të metave që e prishin një vepër të mire. Për më tepër kjo do të jetë një bekim për shtëpinë dhe engjëjt do të zbresin në të e shejtani do të largohet”.Ky hadith transmetohet nga Ahmedi dhe Ebu Daudi. 

    Kohëgjatja e tyre 
    Është e preferuar të zgjatet këndimi i Kuranit duke bërë shumë rekate. 
    Transmetohet se El Mugie ibn Shuabe ka thënë: “Profeti (a.s) qëndonte duke u falur derisa këmbët t`i enjteshin dhe kur ai u pyet për këtë tha: “A nuk duhet të jem unë një rob falënderues?” 
    Ebu Daudi transmton nga Abdullah ibn Hubshi El-Hathami se Profeti (a.s) u pyet: “Cila është vepra më e mirë?” Ai tha: “Zgjatja e kijamit (qëndimit në namaz)”. Më pas u pyet: “Cila është lëmosha më e mire?” Ai u përgjijg: “Dhënia që bëhet nga ai që ka pak për të dhënë”. Pastaj u pyet: “Cili është hixhreti më i mir?” Ai u përgjijg: “Largimi i dikujt nga ajo që ia ka ndaluar Allahu”. Pastaj u pyet: “Cili është xhihadi më i mire?” Ai u përgjijg: “Kushdo që lufton kundër politeistëve me pasurinë dhe shpirtin e tij”. Ata pyeten: “Cila është vdekja më e nderuar?” Ai u përgjigj: “Vdekja e atij njeriu, gjaku i të cilit është derdhur dhe kali i të cilit është plagosur”.[Hadith Sahih; Sahih Ebu Daud 1449] 

    Lejohet që namazet vullnetare të falen ulur 
    Lejohet që namazet nafile të falen ulur, edhe nëse ndonjëri e ka mundësinë të qëndrojë në këmbë. Gjithashtu është e lajuar për besimarin që t`i falë një pjesë të namazeve ulur dhe një pjesë në këmbë, mandje edhe nëse të gjitha këto ndodhin brenda një rekati (d.m.th ndonjëri mund të ulet për një pjesë të rekatit të pare dhe të ngrihet për pjesën e mbetur dhe në të kundërt). E gjitha kjo është e pranushme pa ndonjë mospëlqim. Ndokush mund të ulet në atë mënyrë që pëlqen, megjithëse preferohet me këmbë të kryqëzuara. Muslimi transmeton se Alkama e ka pyetur Aishen: “Si e falte Profeti (a.s) dy rekate ulur?” Ajo u përgjigj: “Ai këndonte gjatë kohës që ishte i ulurdhe më pas kur dëshironte të binte në ruku, ngrihej dhe përulej”. 
    Ahmedi, Ebu Daudi, Tirmidhiu, Nesaiu dhe Ibn Maxhe transmetojnë se Aishja ka thënë: “Unë asnjëherë nuk e pashë të Dërguarin e Allahut të ulur gjatë këndimit të Kuranit gjatë natës derisa u plak. Atëherë ai do të ule deri kur kishin mbetur tridhjetë e dyzetë ajete nga këndimi dhe pastaj do të ngrihej do të mbaronte këndimin dhe do të binte në ruku”. 

    Namazet vullnetare

    Ish kampioni i botës në boks për kategorinë e rëndë ishte dje në Meke, duke konfirmuar që është duke e kryer Umren ( vizitën e vendeve të shenjta Islame) 
    Tajson tregonte në rrjetin social Twitter duke thënë: “Tani sa e lash Qytetin e Shenjtë të Mekës dhe ndihem shumë i lumtur që e kreva Umren.”

    Ai shtoi: “InshAllah (me vullnetin e Zotit), Allahu do të vazhdojë të më udhëzoj për në rrugën e drejtë.
    Sipas gazetës saudite “Lajmet Arabe” sportisti arriti në Medine të premten ku fali namazin në Xhaminë e Profetit.

    Asociacioni për Thirrje në Islam i Kanadasë e organizoi këtë udhëtim për Tajsonin, si pjesë e vizitave që ata i organizojnë për muslimanët e famshëm.

    Legjenda e boksit pritët që të qëndrojë në Arabi deri në fundjavë ku do të viziton qytetet e Xhiddes, Riadit dhe Abhas.

    Tajson, hyri në Islam gjatë viteve të 90-ta kur po vuante dënimin trevjeçar për përdhunim. Emri i tij musliman është Malik Abdul Aziz.

    Majk Tajson bëri Umren

    Konvertimi i nje krishteri shqiptar ne Islam.

    Prifti nga Vatikani konvertohet ne Islam.

    1”NJERZIT QË NUK FALIN NAMAZ NË KOSOVË NUK KANË TË DREJT TË FLASIN KUNDËR APO PËR ISLAMIN”
    Kryeministri i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan gjatë një paraqitje të tij tha se Kosova është shumë e vogël të flas për Islamin
    “Turqia dhe Kosova kanë marrëdhënie miqësore dhe vëllazërore që rrjedhin nga thellësitë e historisë, por është e vogël si kosovë nga disa njerzi që nuk falin Namazin të kenë të drejtë të flasin kundër apo për Islamin,” tha Erdogan për televizionin turk TRT/

    Erdogan: Kosova e vogel te flas per ISLAMIN !

    Monday, September 30, 2013

    1Valentina Bozhinovska, kryetare e Komisionit për Bashkësi Fetare në Maqedoni, konfirmoi se organizata joqeveritare “Iloja” u ka dorëzuar iniciativë me të cilën kërkohet të zgjidhet problemi i lutjeve (Ezanit) që bëhen me zë të lartë nëpërmjet altoparlantëve të xhamive. Ajo theksoi se problemi është shumë serioz dhe se Komisioni do të bëjë çmos që të zgjidhet dhe t’ju ndihmojë qytetarëve.
    “E vërtetë, e morëm iniciativën e tyre. Sipas meje, është e nevojshme që në ligj të kthehet neni i vjetër, i cili është hequr në vitin 2008, ndërsa ajo është që zëri i Ezanit të jetë në domenin e zërit të njeriut. Ne së shpejti do të formojmë një grup pune për ta zgjidhur këtë problem dhe ta kthejë ligjin e vjetër. Ne jemi vazhdimisht në kontakt me Bashkësinë Islame, nga e cila do të kërkojmë dritë jeshile dhe mbështetje në këtë drejtim”, u shpreh Bozhinovska.
    Sipas saj askush nuk ka të drejtë t’i maltretojë qytetarët, bile as xhamitë.

    Në Shkup do të ndalohet thirrja e Ezanit nga minaret?

    Dëgjo Kur'An Online

    © 2013 Lajme Islame. Powered by Lajme Islame.
    back to top